U infektua në Shqipëri por vdiq në Itali, të afërmit e shqiptarit kërcënojnë mjekët: E neglizhuat

Shqipëria

U infektua në Shqipëri por vdiq në Itali, të afërmit e shqiptarit kërcënojnë mjekët: E neglizhuat

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Pas disa ditë pushime në Shqipëri, një 67 vjeçar shqiptar, është kthyer në Giulianova të Italisë, ku jetonte prej kohësh.

Sapo mbërriti atje, rreth dhjetë ditë më parë, u shfaq me simptomat e Coronavirus.

Drejtori i përgjithshëm i spitalit ku ishte shtruar, Maurizio Di Giosia tha se pacienti vdiq në spitalin e Teramo, pasi vuante nga Covid-19. Di Giosia shtoi se ai kishte edhe një sëmundje serioze dhe të përhapur neoplazike.

Shqiptari vuante edhe nga pneumonia që i kishte pushtuar 80 përqind të mushkërive dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk shpëtoi dot. Shqiptari humbi jetën një ditë më parë, ndërsa, sipas mediave italiane, familjarët dhe të afërmit e tij kanë fajësuar dhe madje kanë kërcënuar mjekët italianë, për neglizhencë.

"Nuk kishte lidhje me kujdesin mjekësor," shtoi Di Giosia, por vdekja e pacientit provokoi reagimin e të afërmve, madje disa kërcënuan punonjës shëndetësorë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat