Mos harroni të merrni çadrën me vete! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria

Mos harroni të merrni çadrën me vete! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Edhe ditën e sotme do të mbetemi në ndikimin e motit të vranët, të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu në vend.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike. Vetëm orët e natës përmirësojnë motin në vend.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C.                       

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat