Universitetet, rektori i Bujqësorit: Mësim i kombinuar mes pjesëmarrjes në klasa dhe leksioneve online

Shqipëria

Universitetet, rektori i Bujqësorit: Mësim i kombinuar mes pjesëmarrjes në klasa dhe leksioneve online

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:09
Fatbardh Sallaku

Në javën e parë të nëntorit, pritet të nisë dhe  viti i ri akademik në gjithë Universitetet Publike në vend. Mësimi pritet të jetë i alternuar mes onlinit dhe klasave ndërsa Universietet po punojnë për krijimin e platformave.

Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku tha për Euronews Albania se Universiteti Bujqësore po sheh mundësinë për nisjen e mësimit të alternuar në klasë dhe online, për pjesën kryesore të leksioneve

Por gjithsesi sipas tij, në vijim do të veprohet në varësi të situatës së krijuar nga COVID-19 në vend.

“Do ketë një zgjidhje hibride mes pjesëmarrjes fizikisht në klasa dhe zhvillimit online të një pjese më të madhe të leksioneve. Ky është mendimi i përgjithshëm, megjithatë ngjarja është në zhvillim dhe do të veprohet në vartësi të situatës. Për ne e para është siguria e studentëve dhe stafit”, tha ai.

Duke u ndalur tek Universiteti Bujqësor rektori tha se për vete specifikat e veta ky universitet duhet të zhvillojë mësim në praktikë.

“Pjesëmarrja në klasë, në laboratorë është kruçale, ndaj kjo e bën të domosdoshme zgjedhjen tonë, ku patjetër pjesa e seminareve duhet te jetë në auditorë”, tha ai.

Ai tha se po shkon drejt fundit mbyllja e procesit për këtë vit akademik ndërsa u bëri thirrje gjimnazistëve që janë duke u regjistruar në ciklin e lartë të studimeve  t’i kthejnë sytë nga universiteti bujqësor pasi ka degë premtuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat