Vendimi i ri i Bashkisë Pogradec: Hiqet takasa për hapësirën publike për baret dhe restorantet

Shqipëria

Vendimi i ri i Bashkisë Pogradec: Hiqet takasa për hapësirën publike për baret dhe restorantet

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 13:43
Ilustrim

Këshilli bashkiak në Pogradec ka miratuar vendimin më të ri për të përjashtuar nga taksimi baret dhe restorantet që përdorin hapësirën publike për biznesin e tyre.

Mediat raportojnë se të gjitha baret dhe restorantet që në hapësirë publike vendosin tavolina dhe karrige jashtë për 4 muajt në vijim filluar nga shtatori dhe deri në fund të dhjetorit s’do e paguajnë taksën.

Kjo vlen vetëm për territorin e Bashkisë Pogradec dhe synohet që pas sezonit veror t’u vijë në ndihmë bareve dhe lokaleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat