Grupi Demokrat kundër draftit të PS, Zeneli: Do të votojmë kundër

Shqipëria

Grupi Demokrat kundër draftit të PS, Zeneli: Do të votojmë kundër

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:27
Alban Zeneli

Deputetët e pakicës parlamentare kanë mbetur të pakënaqur me draftin e  PS dhe nxitimit të mazhorancës për ta çuar me 1 tetor në parlament.

Në një prononcim për mediat, deputeti Alban Zeneli shpreh hapur votën e tij dhe të grupit parlamentar demokrat kundër propozimeve të mazhorancës, pasi sipas tij në atë dokument nuk janë implementuar pikat siç kishin rënë dakrod me 30 korrik.

Zeneli: Unë por edhe Grupi Demokrat nuk do të votojë asnjë draft jo vetëm të PS por çdo lloj partie që mund të vijë në kundërshtim me Kushtetutën. Kushetuta e miratuar me 30 korrik me shumicë votash nuk është ky variant. Ajo që kemi votuar së bashku është që vullneti i qytetarëve është ai që shkon në kuti, jo vullneti i kryetarëve por qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat