Gjykata kushtetuese, Yuri Kim: Mos u dorëzoni për ata që duan që drejtësia të mos vijë kurrë

Shqipëria

Gjykata kushtetuese, Yuri Kim: Mos u dorëzoni për ata që duan që drejtësia të mos vijë kurrë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:40
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, shprehet se krijimi dhe vënia në funksionim e Gjykatës Kushtetuese është shumë e rëndësishme për të vazhduar zbatimin e reformës në drejtësi.

Sipas saj është e nevojshme heqja e pengesave dhe apelon për gjyqtarët që mos të dorëzohen për ata që duan që drejtësia të mos vijë kurrë.

”Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë për të vazhduar zbatimin e Reformës në Drejtësi, hap pas hapi.  është e nevojshme për të hequr pengesat,  dhe për të kërkuar zgjidhje praktike. Mos u dorëzoni kurrë përr ata që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë”, shkruan Kim në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat