Kryemadhi: Ja si do ta bëjmë të mundur integrimin në Bashkimin Evropian

Shqipëria

Kryemadhi: Ja si do ta bëjmë të mundur integrimin në Bashkimin Evropian

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:40
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Integrimit Evropian. Kryemadhi ka shpërndarë në Facebook, postimin e ish-ministres së Integrimit, Klajda Gjosha dhe teksa vlerëson punën e saj thotë se qëllimet e Rilindjes ishin larg BE.

Shpresa, sipas Kryemadhit, është tek të rinjtë që kanë vendosur të jetojnë si evropianë në Shqipëri.

“Klajda punoi dhe i siguroi Shqipërisë statusin kandidat edhe pse qëllimet e Rilindjes ishin larg BE, në drejtime të paditura.

Por të gjithë bashkë, me vajza dhe djem si Klajda që kanë vendosur të jetojnë si evropianë në Shqipëri, do ta bëjmë të mundur integrimin në BE.

Të gjithë bashkë për fëmijët tanë dhe për të gjithë ata që kanë sakrifikuar në këtë vend”, shkruan Krymadhi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat