Stuhi dhe shtrëngata, meteorologu grek jep alarmin: Kulmi në ditën e shtunë, ja çfarë e pret Shqipërinë

Shqipëria

Stuhi dhe shtrëngata, meteorologu grek jep alarmin: Kulmi në ditën e shtunë, ja çfarë e pret Shqipërinë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:52
Ilustrim

Ndërkohë që java nisi me shira t rrëmbyeshëm dhe moti me vranësira në të gjithë territorin e vendit, pritet që situata të përkeqësohet në vijim.

Edhe pse paraditen e sotme pati disa përmbytje sporadike në rrugët e disa qyteteve të Shqipërisë, meteorologët grekë kanë dhënë alarmin dhe kanë paralajmëruar Shqipërinë se mund të ketë përmbyjtje të reja.

Sipas meteorologut grek Klearhos Marousakis, gjatë të premtes dhe të shtunës priten reshje të dendura shiu të shoqëruara me rrufe në një pjesë të mirë të territorit të Shqipërisë, kryesisht në jug dhe veri-perëndim, të cilat sipas tij do të shkaktohen nga re të ngarkuara me shira të shumtë duke rrezikuar përmbytje të shumta.

Marousakiska dhënë alarmin edhe për autoritetet  greke, duke thënë se ata duhet të marrin masa, por siç duket edhe nga hartat e publikuara prej tij, reshjet masive do të vërehen fillimisht në territorin shqiptar gjatë të shtunës për të kaluar më pas në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat