Gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit, Prokuroria kërkon që Sali Berisha të ftohet si dëshmitar

Shqipëria

Gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit, Prokuroria kërkon që Sali Berisha të ftohet si dëshmitar

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 16:09
Sali Berisha dhe Izet Haxhia

Ka nisur procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, i cili dyshohet për vrasjen e Azem Hajdarit, ish-deputetit të Partisë Demokratike.

Sikurse raportohet nga News 24, Prokuroria e Tiranës kërkon thirrjen si dëshmitar, të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi asokohe Haxhia ka qenë truproja i tij si dhe i Jaho Mulosmanit.

Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat