Mësimi në pandemi dëmton fëmijët: Na pengon maska

Shqipëria

Mësimi në pandemi dëmton fëmijët: Na pengon maska

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 16:44
Ilustrim

Zbatimi i masave anti covid në shkolla, edhe pse një element i nevojshëm për pandeminë, duket se po vendos në vështirësi nxënësit, veçanërisht ata të fillores. Së bashku me masat anticovid  nxënësit përballen edhe me vështirësitë e shkaktuara nga mbajtja e maskës, shkurtimi i orëve të mësimit dhe pamundësia për tu socializuar me bashkëmoshatarët.

Masat anticovid në shkolla me orët e shkurtuara, mësimin me turne, përdorimin e maskës dhe shmangien e distancimit social po ndikojnë negativisht në aspektin social mes fëmijëve e kryesisht për ata të klasave të para.  Disa prej tyre thonë se mbajtja e maskës i pengon të flasin ndaj dhe në disa raste detyrohen t’i heqin.

 ”Më bezdis, edhe nga syzet sepse me vjen avulli. Është e vështirë sepse nuk mund të flasim. Edhe mësuesja na thotë që të heqim maskën gjatë mësimit se nuk mund të shqiptojmë mirë.”

periudha e karantinës dhe ruajtja e distancës në klasë i ka bërë fëmijët të ndjejnë mungesën e socializimit me shokët

”Gjatë verës më kanë munguar shumë, nuk i kam takuar. Ndjehem sikur e vetmuar.”

Disa prej tyre thonë se në 25 apo 30 minuta kanë raste që nuk u mjafton koha për të kryer detyrat e klasës.

”I mbarojmë dhe kur nuk na dal koha i mbarojmë në shtëpi.”

Me shqetësim shihet situata edhe nga sociologët. Zyhdi Dervishi thotë se ndoshta do të ishte më mirë  që këtë vit të mos niste shkolla për klasat e para.

”Mendoj se goditen më shumë nxënësit e klasave të para. Të shkosh pr herë të parë në shkollë dhe të mbash distanca me të tjerët, është një traumë e madhe. Ndoshta klasat e para nuk do duhej të fillonin këtë vit.”

Pavarësisht problematikave, sociologët thonë se mësimi në klasa është një hap i mirë për rikthimin gradual në normalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat