Gjykata Kushtetuese, Kim: Mos u dorëzoni para atyre që nuk e dëshirojnë drejtësinë

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese, Kim: Mos u dorëzoni para atyre që nuk e dëshirojnë drejtësinë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 17:03
Ambasardorja e SHBA-ve Yuri Kim

Ambasardorja e SHBA-ve Yuri Kim ka përcjellë një mesazh inkurajimi e për qytetarët, duke thënë se nuk duhen dorëzuar para atyre që kërkojnë që drejtësia të mos vijë kurrë në Shqipëri.

Duke shpërndarë një artikull të Ministrisë së Drejtësisë, ku thuhet se Gjykata Kushtetuese do të ngrihet brenda këtij viti, Kim bën thirrje që reforma të ecë përpara.

“Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë për të vazhduar zbatimi i  Reformës në Drejtësi, hap pas hapi. Nevojë për të hequr pengesat, për të kërkuar zgjidhje praktike. Mos u dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë”, shkruan ajo në Tëitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat