Këshilli i Integrimit, Gjonaj: Procesi i Vettingut po ecën me ritme të ngadalta prej COVID-it, BKH e plotë brenda vitit

Shqipëria

Këshilli i Integrimit, Gjonaj: Procesi i Vettingut po ecën me ritme të ngadalta prej COVID-it, BKH e plotë brenda vitit

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 17:07
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë raportimit në Këshillin e Integrimit tha se pandemia globale e Covid-19 ka ndikuar që procesi i Vettingut të ecë me ritme të ngadalta duke sjellë  probleme në institucionet e drejtësisë.

“Për Gjykatën Kushtetuese një aspekt i rëndësishëm është procesi i Vettingut i cili ka ecur me ritme të ngadalta pasi dhe pandemia ka sjellë problemet, por punohet me partnerët ndërkombëtarë për të shtuar ritmet. Tashmë KPK ka marrë 259 vendime për gjyqtarë e prokurorë, më shumë se gjysma e tyre janë shkarkuar”,tha Gjonaj.

Gjonaj gjatë fjalës së saj theksoi se SPAK ka në hetim një sërë çështjesh të nivelit të lartë që kanë lidhje me ish-kryeprokurorë dhe ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ajo u shpreh se BKH-ja do të plotësohet  brenda vitit 2020.

“SPAK ka filluar procedim penal kundër 23 ish-magjistratëve, përfshirë këtu 9 çështje të gjyqtarëve dhe prokurorëve në nivel të lartë. Hetimet e pasurisë lidhur me këto raste janë ende në proces. Por padyshim do të jenë objekti kryesor i punës së SPAK ashtu sikurse dhe veprat penale në fushën e korrupsionit me qëllim që të krijohet databaza e të dhënave për subjektet që do të ndëshkohen lidhur me veprat penale të korrupsionit. Edhe BKH do të plotësohet brenda vitit me hetuesit”, tha Gjonaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat