Vrasja e Azem Hajdarit, ja detajet e fundit nga gjykimi për Izet Haxhinë

Shqipëria

Vrasja e Azem Hajdarit, ja detajet e fundit nga gjykimi për Izet Haxhinë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 17:37
Azem Hajdari

Do të nis edhe një herë nga fillimi gjykimi për Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit. Sipas Report Tv, Prokuroria ka kërkuar që provat, si dhe marrjen se dëshmitarë disa zyrtarë, mes tyre edhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 2 tetor ora 10:00.

Gjykata penale e Tiranës para pas më shumë se dy dekadash ka dënuar Izet Haxhinë për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998.

Në seancën e kësaj të mërkure, gjykata i ka dhënë mundësi Prokurorisë të paraqesë kërkesën e saj për provat dhe dëshmitarët.

Prokurori Dritan Nushi ka lexuar kërkesën për gjykim duke listuar edhe dëshmitarët që duhen pyetur mes tyre ish-kryeministrin Sali Berisha, Vili Minarollin, Sali Lushën, Ylli Rakupin, Genc Pollon, e një sërë dëshmitarësh të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat