Ironike! Mjekët thërrasin protestë për nesër, policia: Nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie

Shqipëria

Ironike! Mjekët thërrasin protestë për nesër, policia: Nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:00
Mjekët

Disa mjekë kanë paralajmëruar një protestë në oborrin e QSUT, për kushtet e sigurisë.

Protesta është planifikuar nesër në ambientet e jashtme të QSUT.

Siç është bërë e ditur, protesta do të zhvillohet në orën 10:00, për kushtet e sigurisë dhe të shëndetit në punë, që duket se nuk janë të duhurat, në këtë periudhë pandemie.

Lidhur me këtë protestë ata kanë kërkuar edhe lejen në polici.

Policia mësohet se ka refuzuar të lejojë protestën e tyre me argumentin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie.

Kësisoj, nuk dihet nëse do të zhvillohet nesër protesta e tyre apo jo. Por ironike është që vetë mjekët që bëjnë thirrje për të shmangur grumbullimet, kërkojnë të mblidhen në tubim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat