“Po u dënove shpëton, unë të dua jashtë”, i riu kërcënon në gjyq xhaxhain që i vrau nënën

Shqipëria

“Po u dënove shpëton, unë të dua jashtë”, i riu kërcënon në gjyq xhaxhain që i vrau nënën

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:49
Marjus Xhepa

Në gjyqin kundër xhaxhait që i vrau të ëmën, Marjus Xhepa, e ka kërcënuar hapur Dashamir Xhepën, duke thënë se po u dënua me burg, ai do të shpëtojë.

 “Po u dënove do të shpëtosh, unë të dua jashtë”-tha gjatë seancës gjyqësore Marjusi.

Sipas djalit, prej 7 vitesh familja e tij nuk fliste me xhaxhain. Ai shtoi se nëna e tij kishte një urdhër-mbrojtje.

“Xhaxhai e kërcënonte gjithmonë nënën time”, tha Marjus Xhepa.

Lirie Xhepa u gjet e pajetë në liqenin e Sharrës në Tiranë, vitin e kaluar. Gruaja ishte dhunuar dhe më pas ishte qëlluar me 3 plumba. Më tutje trupi i saj ishte hedhur në liqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat