Mjeku shqiptar në Madrid zbulon studimin: E dinim prej një muaji se ku do përhapej Covid-19

Shqipëria

Mjeku shqiptar në Madrid zbulon studimin: E dinim prej një muaji se ku do përhapej Covid-19

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 19:46
Kita Sallabanda

Mjeku shqiptar në Madrid Kita Sallabada, thotë se numri i të infektuarve në kryeqytetin spanjoll është tepër i lartë, ndikuar edhe nga numri i testeve PCR që kryhen çdo ditë.

Kita Sallabanda: ‘‘Situata nuk është e favorshme në Madrid, sepse numri i qytetarëve të infektuar në 100 mijë banorë, është dyfishi. Kjo është për një arsye evidente. Bëhen me dhjetra mijëra teste të PCR Në DITë dhe javë, sa më shumë teste të bëhen, aq më tepër të infektuar gjen. Mbi të gjitha, 60% e tyre nuk kanë shenja klinike. Kjo situatë na bën që të marrim masa të rëndësishëm.”

Në një lidhje përmes Skype për ‘RTV Ora’, mjeku zbuloi një fakt interesant.

Ai tha se në Madrid u krye një studim në ujërat e zeza, dhe dihej para një muaji se ku do përhapej virusi.

Kita Sallabanda: ”Para tre javësh u bë një studim në Madrid në ujërat e zeza. Para 1 muaji e dinim se ku do përhapej virusi, sepse studimet e ujërave të zeza, tregojnë për përqëndrimin e virusit. E prisnim këtë situatë që po zhvillohet në Madrid,  Mendoj se nuk është e favorshme, sidomos pas fazës së parë që kaluam.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat