Heqja e koalicioneve, Spaho: Rama kërkon të zbusë humbjen e madhe që e pret më 25 prill

Shqipëria

Heqja e koalicioneve, Spaho: Rama kërkon të zbusë humbjen e madhe që e pret më 25 prill

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 19:57
Edmond Spaho

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, në një intervistë, teksa ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, është shprehur se, me ndryshimet kushtetuese të njëanshme që po synon mazhoranca, kjo e fundit kërkon që të zbusë sadopak humbjen e 25 prillit.

“Rama ka të gjitha treguesit elektoralë dhe ka një humbje të thjellë përballë opozitës dhe mundohet të zbusë këtë humbje me mekanizma të ndryshme, siç është edhe heqja e koalicioneve”, u shpreh Spaho.

Sipas nënkryetarit të selisë blu, koalicionet paraelektorale kanë qenë një fenomen që e ka shoqëruar Shqipërinë përgjatë 30 viteve tranzicion, në të gjitha sistemet zgjedhore që janë aplikuar.

“Koalicionet paralektorale, ku secila parti del me listën e saj, është një praktikë 30-vjeçare në Shqipëri, në të gjitha sistememetzgjedhore. Kështu ka ardhur Edi Rama në pushtet në vitin 2013.

Përsa i takon hapje së listave, kjo është një farsë e vërtetë. Drafti që ka sjellë PS është qesharak pasi nuk ka hapje listash. Me formulën që kanë propozuar, është e pamundur, që i fundit në listë të mbledhë aq vota sa të shpërbëjnë listën e paraqitur nga partia. Duhet të marrë më shumë se mesatarja e partisë në qark që të shpresosh të futesh në Kuvendin e Shqiupërisë si deputet.

Shpresoj që një pjesë e partive të vogla, votat e tël cilave nuk përkthehen në mandate, kërkon ti marrë për vete pasi PS do të jetë e vetme në zgjedhje”, u shpreh ndër të tjera në intervistën e tij për RTV Ora Edmond Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat