Brataj: Në tetor do të rriten rastet Covid

Shqipëria

Brataj: Në tetor do të rriten rastet Covid

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 22:18
Skënder Brataj

Forca e virusit për të infektuar ka rënë po dhe simptomat e tij janë më të lehta. Në mes të muajit tetor pritet rritje e numrit të rasteve pasi në këtë periudhë kemi rastet më të pakta pasi janë rezultat i muajit gusht ku vera ka qenë disfavor të virusit, ka shpjeguar anëtari i Komitetit teknik Skënder Brataj.

“Kushtet ambientale ndikojnë shumë në sëmundshmëri, në përhapje, në virulencë, këto numra që janë nuk janë numra të larta në krahasim me grumbullimet dhe mundësinë e transmetimit që ka pasur mezi i korrikut dhe gushti. Po ta lidhim me situatën si ka rrjedhur, numrat duhet të ishin shumë më të mëdha” – tha Brataj për TCH.

Por kujdesi duhet shtuar në mes të muajit tetor kur pritet të kemi rritje të numrit të infektuarve.

“Do ketë rritje te numrit ne tetor, nga mesi i tetorit mendoj, se duke pasur parasysh nisjen e shkollave ne mes te shtatorit, qe po shkojmë drejt uljes se temperaturave e do veprojme me shume ne ambiente te mbyllura”.

Virusi ka ndryshuar pasi forca infektuese ka rënë. Tanimë në shumë raste kontaktet e një personi me covid rezultojnë negativ .

Shkencëtarët po përpiqen për vaksinën por deri atëherë kërkohet kujdes i shtuar pasi temperaturat e ulëta favorizojnë virusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat