Gjoni: E frikshme, politika diskuton për orë të tëra për Kodin Zgjedhor, por 12 mijë familje janë mbytur nga uji sot

Shqipëria

Gjoni: E frikshme, politika diskuton për orë të tëra për Kodin Zgjedhor, por 12 mijë familje janë mbytur nga uji sot

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 22:32
Edlira Gjoni

E ftuar në emisionin Arena, gazetarja Edlira Gjoni ka thënë se është e frikshme se si politika shpenzon kaq shumë kohë për kodin zgjedhor, ndërsa ka kujtuar se sot janë përmbytur nga shiu 12 mijë familje që jetojnë në çadra.

Gjoni: Unë nuk e kuptoj dot, se si mund t’i kushtohet kaq shumë konsum politik kodit zgjedhor, herësit, shifrave, si do t’i shmangim këta partitë e reja, ndërkohë që sot ka rënë shi , dhe çadrat ku jetojnë 12 mijë familje janë mbushur të gjitha. Këto janë ato që më vrasin mua, si mund të konsumojë politika kaq shumë orë debati, të shpenzojë energjinë e saj, ta kanalizojë atë në diskutime për herësin, dhe të flasim për partinë që hipën e zbret nga pushteti. Këtë e shikoj me shumë frikë, pasi diksutimi bëhet në majën e ajzbergut dhe pjesa tjetër ngelet pa u diskutuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat