Manastirliu: Vaksinën anti-Covid do e shpërndajmë falas, fillimisht vaksinohet 20% e popullatës

Shqipëria

Manastirliu: Vaksinën anti-Covid do e shpërndajmë falas, fillimisht vaksinohet 20% e popullatës

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 23:00
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi se qeveria do të mundësojë vaksinimin e 20% të popullsisë pasi të dalë vaksina anti-Covid.

E ftuar në emisionin Real Story, Manastirliu tha se do të jetë komuniteti i ekspertëve që do të përcaktojë se kush do të jenë 567 mijë qytetarët e parë (20% e populatës) që do të vaksinohen, ndërsa më tutje (pas fazës së parë) vaksina do të shpërndahet falas.

Manastirliu: Fillimisht do merret për 20% të popullsisë. Komiteti i ekspertëve të vaksinimit do të përcaktojë grupet e riskut, që janë mosha e tretë, personat me sëmundje kronike, mjekët që janë gjithashtu të riskuar, fëmijët apo gratë shtatzëna…

Popullata do versionin dhe opsionin më të shpejtë dhe më të sigurt. Mundësia e COVAX-it është më e shpejta dhe më e sigurta. Por ne kemi lidhje direkte me vende që do e sigurojnë vaksinën, siç është Polonia dhe Greqia, mund të bëhen ndërmjetëse pasi janë vendet e BE që do e marrin më parë vaksinën. Ne do të mbulojmë të gjithë popullatën me vaksinim, jemi të përgatitur, por faza e parë e përgatitjes, për t’u siguruar të shpërndahet në mënyrën e duhuar, është fiks 20% e popullatës, pra 567 mijë qytetarë. Do të jetë falas për të gjithë popullatën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat