PS nuk tërhiqet nga ligji për median!

Shqipëria

PS nuk tërhiqet nga ligji për median!

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 00:27
Foto ilustrim

Ligji i ri për median ka sjellë konfliktin më të madh publik të socialisteve jo vetëm me presidentin por sot edhe me komisionin e Venecias. Protagonistë të sherrit ishin kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit,  Erinda Skëndaj dhe Taulant Balla.

Tre muaj më parë Komisioni i Venecias publikoi vërejtjet ndaj k ëtij ligji të qeverisë “Rama” që synon kontrollin administrativ mbi median online.

Komisioni i Venecias, në opinionin e vet në pikën 71 këshillon kundër zgjerimit të mandatit të AMA në fushën e medias online pa një fuqizim të pavarësisë dhe profesionalizmit të këtij institucioni. Në fakt socialistët kanë përcaktuar nga rradhët e tyre kryetarin dhe antarët e AMA-s së re.

Socialistët deklaruan se do ta rrëzonin dekretin e Metës me votë në parlament por më 30 Janar, pasi Këshilli i Europës dorëzoi një kërkesë për opinion mbi ligjin në Komisionin e Venecias për Demokraci përmes Ligjit, Partia Socialiste u tërhoq nga rrëzimi i dekretit të Metës dhe pranoi të presë opinionin por tani pritet që në ditët në vijim ky dekret të rrëzohet bashkë me argumentet e Venecias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat