Rama pret në Kryeministri përfaqësuesit e mjekëve/ E pranishme Manastirliu dhe drejtori i QSUT

Shqipëria

Rama pret në Kryeministri përfaqësuesit e mjekëve/ E pranishme Manastirliu dhe drejtori i QSUT

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 10:59
Përfaqësuesit e mjekëve

Pak minuta më parë ka nisur takimi në Kryeministri mes Edi Ramës dhe mjekëve të QSUT-së, Gentian Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi dhe Arjan Mezini.

Mësohet se në këtë takim është e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT, Enkel Joti.

Që në fillim të bisedës mjekët i kanë kërkuar Ramës plotësimin e 4 kërkesave të tyre.

Kërkesat e mjekëve dhe infermierëve: 

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë, ditën e sotme në orën 10:00 mjekët kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një protestë në oborrin e QSUT-së, për plotësimin e 4 kërkesave të tyre. Policia nuk u ka dhënë leje mjekëve për zhvillimin e kësaj proteste, për shkak të koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat