Shkëmbime zjarri në Elbasan – qëllohet mbi policinë, plagosen dy kalimtarë

Shqipëria

Shkëmbime zjarri në Elbasan – qëllohet mbi policinë, plagosen dy kalimtarë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 14:19
Foto Ilustrim

Një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj Policisë së Shtetit.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët kanë qenë duke kaluar.

Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen ‘5 Maji’ në qytetin e Elbasanit.

Efektivët që kanë rënë pre e sulmit mësohet se janë pjesë e repartit FNSH dhe Shqiponja.

Kjo nuk është hera e parë që në Elbasan, grupet kriminale qëllojnë me armë mbi policinë.

Pasi edhe në qershor 2016, një sulm mbi Policinë ndodhi po në Elbasan.

Kujtojmë se Elbasani është një nga qytetet me kriminalitet më të lartë në Shqipëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat