Qëlloi me armë në drejtim të policisë dhe plagosi dy kalimtarë, RENEA po negocion me të moshuarin

Shqipëria

Qëlloi me armë në drejtim të policisë dhe plagosi dy kalimtarë, RENEA po negocion me të moshuarin

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

E denjë për skenarë filmash mund të cilësohet ajo që po ndodh në qytetin e Elbasanit.

Pas një konflikti në shtëpi, 71-vjecari Lefter Zhidru qëlloi me armë zjarri në drejtim të policisë.

Për pasojë mbetën të plagosur dy kalimtarë, Ledio Saraçi, 22 vjeç dhe Adenauer Kondraxhi, 21 vjeç, të cilët për fat të mirë nuk kanë rrezik për jetën.

Forca të shumta policie dhe RENEA ndodhen në vendin e ngjarjes për neutralizimin e të moshuarit, i cili nuk i është bindur thirrjes për t’u dorëzuar.

RENEA po negocion me të, por deri tani nuk ka rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat