Pandemia vështirëson turizmin, 64% më pak të huaj se në vitin 2019

Shqipëria

Pandemia vështirëson turizmin, 64% më pak të huaj se në vitin 2019

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Kufizimi i lëvizjes si pasojë e pandemisë, ka sjellë një situatë të vështirë për turizmin në vend.

INSTAT raporton se përgjatë muajit gusht kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 846 mijë shtetas shqiptar dhe të huaj, duke rezultuar me një rënie prej 62.5% krahasuar me vitin 2019.

Shtetasit kosovarë ishin turistët më besnikë ashtu sikurse çdo vit, duke përbërë 62 % të vizitorëve që kanë ardhur në Shqipëri.

Megjithatë, edhe ky tregues ka pësuar një rënie me 54% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shteti që ka shënuar rënie më të ndjeshme është Spanja që ka pasur një rënie prej 92.4% krahasuar me një vit më par.

Në këtë 8-mujor, situata paraqitet akoma më dramatike, pasi hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë një ulje më 64%, ndërsa ajo e shtetasve shqiptar me 52% më pak.

Pavarësisht kufizimeve të pandemisë, jashtë vendit kanë arritur të dalin rreth 310 mijë shqiptarë, të reflektuar me një rënie prej 57.2%.

Mënyra më e përdorur është ajo tokësore, e ndjekur nga ajo ajrore.

Ndërsa ajo detare ka pësua krizë duke shënuar rënie deri ne 85%

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat