Mbollën hashash në banesat e tyre, arrestohen dy vëllezërit në Bulqizë

Shqipëria

Mbollën hashash në banesat e tyre, arrestohen dy vëllezërit në Bulqizë

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 09:27
Ilustrim

Arrestohen dy vëllezër të cilët tentuan të kultivonin lëndë narkotike në banesat e tyre.

Pas kontrolleve në disa banesa në fshatin Zerqan, u vunë në pranga 58-vjeçari me iniciale N. S., dhe 46-vjeçari me iniciale B. S., të dy vëllezër dhe banues në Zerqan, Bulqizë. Dy vëllezërve iu janë zbuluar 60 rrënjë kanabis në shtëpinë e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat