‘Ramën do ta shpartallojmë me 25 prill’, ish deputeti shpërthen keq ndaj kryeministrit

Shqipëria

‘Ramën do ta shpartallojmë me 25 prill’, ish deputeti shpërthen keq ndaj kryeministrit

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:27
Edi Rama

Marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Pogradec dhe Elbasan, ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës për rritjen e kriminalitetit në vend.

Ai paralajmëroi fundin e tij politik, duke deklaruar se opozita do ta shpartallojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Kjo qeveri ka vetëm një interes, të vjedhë qytetarët për të blerë votat që të mbajë pushtetin e vjedhur që ka sot. Ky njeri e ktheu qytetin e Lasgushit në qytet të kallashit, vetëm ky e ka bërë. Shikoni ç’ka i ka bërë Elbasanit, e ktheu qytetin e Kristoforidhit në qytet të tmerrit, në qytet të bandave. Ky e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, edhe Kolumbia ka qenë më mirë se ne. Këtu po sulmohen të gjithë qytetarët shqiptarë, mjafton të shohësh varfërinë ekstreme që ka pllakosur.Duhet ta zhdukim njëherë e mirë dhe e kemi mundësinë me 25 prill, do ti shpartallojmë në çdo cep të Shqipërisë. Nuk do të gjejnë vrimë ku të futen. Ka burg për ata pushtetarë të korruptuar dhe inkriminuar që kanë vjedhur qytetarët shqiptarë, që kanë vjedhur shtetin shqiptar.

Deklaratat Balliu i bëri para Gjykatës Penale pas gjyqit të radhës për banorët e Unazës së Re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat