Tenton të arratiset nga Drejtoria e Policisë, “Shqiponjat” i vënë prangat pas 10 metrash rrugë

Shqipëria

Tenton të arratiset nga Drejtoria e Policisë, “Shqiponjat” i vënë prangat pas 10 metrash rrugë

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Një person i ndaluar, ka tentuar sot të arratiset nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ai ishte shoqëruar i akuzuar për dhunë në familje, ndërsa tentoi të largohej duke ikur me vrap në rrugën “Myslym Shyri”.

Megjithatë, ai ka arritur të bëjë vetëm pak metra, pasi policia iu vu mbrapa.

Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u kap vetëm 10 metra larg nga ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat