Anulimi i koncesionit të kontejnerëve, Shqipëria paditet sërish në arbitrazh

Shqipëria

Anulimi i koncesionit të kontejnerëve, Shqipëria paditet sërish në arbitrazh

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Shteti shqiptar është paditur sërish në Gjykatën e Arbitrazhit në Uashington, kësaj here në lidhje me ndërprerjen e kontratës koncesionare për kontejnerët.

Sipas një artikulli në portalin Global Arbitration Revieë, kompanitë Kurum Shipping shpk, Durres Container Terminal Sha, Metal Commodities Foreign Trade Corp e regjistruar në SHBA dhe Altberg Developments LP në Britani, kërkojnë dëmshpërblim prej 100 milionë eurosh për prishje të kontratës koncesionare.

Kujtojmë se kontrata e firmosur vite më parë nga ana e qeverisë së Sali Berishës, u anulua disa muaj më parë nga ana e qeverisë Rama. Anulimi i koncesionit erdhi pas një beteje të gjatë ligjore mes kompanisë turke Kurum dhe Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat