Kastriot Sulka: Sa herë ka zgjedhje flitet për rrogën

Shqipëria

Kastriot Sulka: Sa herë ka zgjedhje flitet për rrogën

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:18
Kastriot Sulka

Mbrëmjen e sotme në emisionin Ekopolitikë në Ora News me Besart Kadia është diskutuar për rritjen e pagave dhe premtimin e qeverisë për ta bërë pagën minimale 30 mijë lek në muaj.

Në studio kanë qenë të ftuar Gjergji Gjika, Mateo Spaho, Majlind Lazimi dhe Kastriot Sulka.

Ish zv.ministri i punës, Kastriot Sulka e ka nisur me tregimin e një historie personale në një konferencë ndërkombëtare pune që bëhet çdo vit dhe ai atë vit ishte kryesuesi i saj.

Kastriot Sulka: Në një konferencë ndërkombëtare që zhvillohet çdo vit unë isha kryesuesi i saj dhe zgjati tri javë, në ato javë më rastis që të prezantoja kryeministren e Kilit, që tani më duket se është presidente, një kryeministre të Xhamajkës dhe kryeministra të tjerë.

Pyes drejtorin e përgjithshëm të organizatës ndërkombëtare të Punës dhe i them që kjo është një konferencë për ministrat e çështjeve sociale, çne që janë kryeministrat. Kanë zgjedhjet më tha, sa herë që ka zgjedhje nuk flitet më për inflacione apo GDP, sa do ulet, sa do rritet borxhi. Flitet papunësia, rritja e punësimit dhe rroga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat