Raporti për mirëqënien në Shqipëri: Rritet me 27.8% grupi i personave me vlerë pasurore nga 10 mijë deri 100 mijë dollarë

Shqipëria

Raporti për mirëqënien në Shqipëri: Rritet me 27.8% grupi i personave me vlerë pasurore nga 10 mijë deri 100 mijë dollarë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 08:34
Ilustrim

Një raporti i publikuar nga Credit Suisse për Mirëqenien Globale ka nxjerrë të dhëna mjaft interesante për mirëqënien në vendin tonë në krahasim me vitin 2014.

Raporti tregon se në Shqipëri krahasuar me vitin 2014 ka një pakësim me 31% të grupit të personave me vlerë pasurore nën 10.000 dollarë, ndërsa ka një rritje me 27.8% të grupit të personave me vlerë pasurore nga 10 mijë deri 100 mijë dollarë.

Gjithashtu ka një rritje me 3% të numrit të personave të rritur me vlerë pasurore mbi 1 milion dollarë.

Ky ndryshim i përqindjeve të grupeve sipas vlerave pasurore, thotë raporti, është tregues se pasuria është orientuar drejt grupit që mund të konsiderohet si shtresa e mesme e popullsisë.

Linku i raportit: https://www.altax.al/en/blog/647-how-well-the-welfare-of-individuals-has-increased-in-albania-and-the-balkans-and-how-it-has-been-distributed?fbclid=IwAR1jybmZSqoy4VlvK6DVDOpj5TI_cbTzGCw49vzmNW7CV_IFX2sZMO8BTV8

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat