Pasojat e motit të keq në Bulqizë, rrëzohet disa pemë dhe shkëputet energjia elektrike

Shqipëria

Pasojat e motit të keq në Bulqizë, rrëzohet disa pemë dhe shkëputet energjia elektrike

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 08:35
Pasojat e motit të keq në Bulqizë

Gjatë natës dhe mëngjësit të sotëm, i gjithë rrethi u Bulqizës është përfshirë nga reshje të dendura e shoqëruar me erë të fortë.

Për pasojë gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjithashtu era e fortë nuk ka kursyer as pemët në rrugën Qytet i Vjetër-Qytet i Ri ku siç shihet dhe nga pamjet janë rrëzuar disa pemë duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Image
Pasojat e motit të keq në Bulqizë

Burime bëjnë me dije se në disa njësi administrative të Bulqizës mungon akoma energjia elektrike. Sipas parashikimit të motit, moti i keq do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat