‘Vendi do përfshihet nga era të forta dhe rrebeshe’, Drejtoria Detare tërheq vëmendjen: Dallgët do arrijnë në 3 metra, të merren masa!

Shqipëria

‘Vendi do përfshihet nga era të forta dhe rrebeshe’, Drejtoria Detare tërheq vëmendjen: Dallgët do arrijnë në 3 metra, të merren masa!

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 09:37
Vendi do përfshihet nga era të forta dhe rrebeshe

Drejtoria e Përgjithshme Detare tërheq vëmendjen dhe paralajmëron se sot pothuajse i gjithë vendi do të jetë nën pushtetin e motit të keq, me dallgë që do të arrijnë në 3 metra dhe erë me shpejtësi 33 milje ose 53 km/h.

“Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim jug në daten 25 shtator 2020 deri më 26 shtator 2020 moti do të përkeqësohet, në zonën bregdetare të adriatikut dhe jonit. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 m dhe perioda 6s.Vendi ynë do të përfshihet nga era të forta dhe shi në formë rrebeshi me intesitet të lartë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit”, njofton Drejtoria Detare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat