Vdes nëna, e bija në gjendje të rëndë/ Pogradec, 9-vjeçarja vuante nga epilepsia, nuk kërkonte dot ndihmë

Shqipëria

Vdes nëna, e bija në gjendje të rëndë/ Pogradec, 9-vjeçarja vuante nga epilepsia, nuk kërkonte dot ndihmë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Një grua 45-vjeçare u gjend e pajetë në banesën e saj në qytetin e Pogradecit.

Maria Markovska dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, ndërsa pranë trupit të pajetë të gruas qëndronte vajza e saj e mitur, e cila u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nënë e bijë jetonin vetëm, pasi kryefamiljari ishte ndarë nga jeta një muaj më parë.

Trupi i 45-vjeçares nga Maqedonia u gjet në banesë pas sinjalizimit të fqinjëve, të cilët nuk e kishin parë prej dy ditësh, ndërsa vajza 9-vjeçare, e cila vuan nga epilepsia është gjetur në gjendje të rënduar si pasojë e shokut dhe mungesës së ushqimit. E pamundur për të lajmëruar se çfarë po ndodhte, por edhe për të kërkuar ndihmë, vajza kishte qëndruar pranë trupit të nënës derisa ka humbur vetëdijen.

Ajo u transportua në spital, ndërsa sipas mjekëve ishte e dehidratuar, por gjendja e saj pas disa orësh ka nisur të përmirësohet. Trupi i pajetë i gruas do t’i nënshtrohet ekspertizës për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërsa brenda banesës janë gjetur edhe një sasi medikamentesh, ç’ka ka bërë që krahas pistës për vdekjen nga shkaqe natyrore grupi hetimor të dyshojë për një vetëvrasje të mundshme të 45-vjeçares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat