Vasili: “Sami Frashëri” u prish për fshehur gjurmët e rikonstruksioneve të vjedhura

Shqipëria

Vasili: “Sami Frashëri” u prish për fshehur gjurmët e rikonstruksioneve të vjedhura

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:52
Petrit Vasili

Nën kryetari i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është i ftuar në studion e Ora News ku ka folur në lidhje me situatën skandaloze që është Tirana, ku me vetëm 30 minuta apo një orë shi, rrugët mbushen plot uji dhe trafiku rëndohet në maksimum.

Ai është shprehur se Tirana është në duar shumë të këqija dhe komentoi edhe prishjen e shkollës Sami Frashëri, ku sipas Vasilit është nxituar për të fshehur gjurmët e rikonstruksioneve të vjedhura.

Vasili: Tirana është për fat të keq në duar shumë të këqija, të një administratori që nuk e do këtë qytet, e gëzon mënyra se si e shpërbën dhe do të shkatërrojë çdo element të këtij qyteti.

Pak më parë pashë gërmadhat e shkollës “Sami Frashëri”, e cila ju e dini u shkatërrua në mënyrë të pa cipë duke rrëmbyer një copë identiteti të madh të këtij qyteti. Një shkollë që rriti breza të tërë, ku për fat të keq kishte edhe të pa cipë si ky që drejton bashkinë.

U prish me nxitim të madh pasi nuk priste puna, si duket ishte për të fshehur gjurmët e rikonstruksioneve të vjedhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat