Deputetët e Partisë Socialiste shprehen të rezervuar për listat e hapura

Shqipëria

Deputetët e Partisë Socialiste shprehen të rezervuar për listat e hapura

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 19:33
Musa Ulqini

Në muajit e fundit përpara zgjedhjeve shtohen ethet e kandidimit në selitë e partive ku llogaritë bëhen me laps e me letër nëpër struktura e më pas kalojnë nga influencat që ndikojnë kryetarët.

Të rezervuar, deputetët aktualë të mazhorancës e kanë mirëpritur propozimin e partisë për hapje të listave me renditje të diktuar nga kryetari i partisë.

“Po duke qenë deputetë të Partisë Socialiste të kënaqur jemi”, tha Roland Xhelilaj.

Edhe pse disa nuk kanë qenë shumë aktivë në këtë legjislaturë, duket se nuk do të jetë surprizë nëse nuk do ta gjejnë emrin në vendet e konsideruara të sigurta.

 “Nuk e kam marrë me tapi që të jem deputet gjithë jetën”, tha Ismet Beqiri.

Por për të tjerë deputetë, puna do të fillojë pasi të shikojnë emrin në listë.

“Në momentin që do të kemi shpalljen e listave padyshim do të angazhohemi”, tha Elona Gjebrea.

Hapja e listave, nëse do të ndodhë vërtetë për socialistët duket se është një formulë që pritet të shihet si mund të zbatohet, por kur pyeten nëse do të jenë në preferencat e kryesocialistit, ata tregohen të kujdesshëm në përgjigje.

“Është një gjë që nuk është provuar akoma. Aplikohet për herë të parë në Shqipëri”, tha Musa Ulqini.

I pyetur se si i do reagonte nëse emri i tij nuk do jetë në vendet e para në listë, deputeti socialist dha këtë përgjigje: “Kjo nuk ka asnjë lidhje me mua. Unë jam pjesë e kësaj partie, kam shtatë mandate deputet”, shtoi Ulqini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat