Çuçi i përgjigjet ashpër Metës: Presidenti ka braktisur postin dhe po udhëheq...

Shqipëria

Çuçi i përgjigjet ashpër Metës: Presidenti ka braktisur postin dhe po udhëheq...

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 20:44
Blendi Çuçi

Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi i është përgjigjur Ilir Metës i cili pak orë më parë ngriti shqetësimin mbi braktisjen prej 2017 të bujqësisë dhe blegtorisë duke shpopulluar zonat rurale.

Çuçi thotë se Meta po bën fushatë me postin e tij, teksa i kujton se kur ishte zv/kryeministër në qeverinë Berisha vetëm 202 milionë lekë shkonin për blegtorinë.

Po ashtu Çuçi i përmend se deri në 2017 kur ministrinë e kishte LSI numri i përfutiesve zbriti nga 2178 fermerë në 2021 në 844 pas 5 vitesh.

Ndërkohë Çuçi thekson se sot 3754 fermerë përfitojnë nga buxheti i shtetit, dhe në dispozicion janë 727 milionë lekë.

Sipas tij këto fakte refuzon t’i shohë Presidenti i cili është vetë në ‘rënie të lirë’ që po bën udhëheqësin e dëshpëruar të opozitës.

Postimi i ministrit:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat