Rama: Në administratë ka drejtues që janë të papërgjegjshëm, njerëzit të bëjnë durim

Shqipëria

Rama: Në administratë ka drejtues që janë të papërgjegjshëm, njerëzit të bëjnë durim

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 23:21
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e partisë në Vlorën dhe drejtuesit e institucioneve, takim i cili ka filluar në orën 15:30 dhe ka përfunduar rreth orës 19:30.

Ai është pyetur se si e vlerëson punën e drejtorëve dhe nëse do të ketë largime.

Rama: Ne kemi bërë një transformim të madh të punës së administratës në tërsi me revolucionin digital. Pra janë milion vajtje ardhjet e kursyera për shërbime që merreshin duke u sorollatur. Por nga ana tjetër nuk do të thotë që njerëzit nuk kanë të drejtë që ankohen për administratën. Kështu që është një kantier i madh që vazhdon punën dhe pjesë e këtij problemi janë drejtues që nuk sillen në mënyrë të përgjegjshme. Kjo është një luftë e vazhdueshme, por njerëzit duhet të bëjnë durim.

Është shumë e vështirë që të konstatosh, por është shumë e vështirë të veprosh kur konstaton.

Ne nuk jemi kursyer në goditje të personave që na kanë turpëruar në punën e tyre, është një luftë që vazhdon, por kërkon kohën e vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat