Një vit pas tërmetit, Prençi: Qeveria reklama 3D, ndërtimet e reja jashtë cilësie. Thumana, krim shtetëror

Shqipëria

Një vit pas tërmetit, Prençi: Qeveria reklama 3D, ndërtimet e reja jashtë cilësie. Thumana, krim shtetëror

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 07:50
Ilustrim

Sot 2 muaj shënohet plot një vit nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit që veç humbjeve në njerëz, la pa strehë me mijëra familje.

Këta të fundit duket se edhe dimrin e këtij viti me shumë gjasa do ta kalojnë në çadra. Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, aktualisht këshilltar i Presidentit, thotë se ka ardhur koha që qeveria t’u japë fund reklamave në 3D.

Prençi: Ka ardhur momenti që askush prej nesh të mos pajtohet me reklama. Kemi 10 muaj që shohim reklama në 3D dhe premtime boshe. Asnjë shtëpi nuk ka përfunduar nga shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Edhe ato pak reklama që shohim janë shtëpi të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit, që numërohen me gishtat e të dy duarve.Në klasifikimin DS4 dhe DS5 janë minimalisht mbi 14 mijë shtëpi të dëmtuara, pa shtuar dhe pallatet e tjera. Paratë e akorduara nga donatorët janë një zhgënjim.

Po kaq shqetësuese për Prençin është edhe cilësia e ndërtimeve të reja.

Prençi: Mjaft inxhinerë dhe juristë janë përballur me një nisje të ndërtimeve në kushtet skandaloze përtej parametrave të ndërtimeve që janë aplikuar në vitet ’90-’91, po të shikosh i kemi pa shtresa betoni të inkastruara në kolona çka do të thotë që një tërmet më i vogël do të bëjë kërdinë. Cilësia e ndërtimeve lë për të dëshiruar për shkak të babëzisë dhe nënkontraktimeve që po bëhen.

Kompanitë e oligarkëve pasi kanë marrë tenderat i kanë dhënë me nga 10 nënkontrata me nivele dhe mendo kush do të fitojë, oligarku, nënkontraktori i parë, nënkontraktori i dytë apo qytetari? Kjo plagë e shkaktuar nga tërmeti do të kërkojë më shumë se tre vjet kohë, qeveria duhet të kishte bërë zgjidhje tjetër për ti strehuar përkohësisht për të mos i lënë në çadra. Serioziteti është në nivelin më të ulët, qeveria ka dalë nga çdo premtim.

Prençi u shpreh i gastshëm që të shkojë me gazetarët e Ora News dhe të shikojë cilësinë e ndërtimeve që po bëhen në Durrës, Krujë, dhe qytete të tjera,

Prençi: Është një skandal. Nuk është mirë të përhapim panik por kohën e fundit ka lëkundje tërmeti edhe në nënpllakën që prek Lushnjen, Elbasanin. Duhet të nxjerrim mësim që ndërtimet që bëhen sot të mos jenë kërcënuese për nesër.

I ftuar në Ora News, Prençi deklaroi se viktimat e Thumanës janë një krim shtetëror dhe prokuroria duket të kishte çuar pas hekurave përgjegjësit.

Prençi: Nën përgjegjësinë e qeverisë shkuan 25 viktima në Thumanë vetëm pse lejuan të futen në pallatin që u shpall i pabanueshëm në 21 shtator. 21 viktimat e  Thumanës janë krim shtetëror, po nuk nxorëm këtë përgjegjësi ne jemi të papërgjegjshëm. Është përgjegjësi e prokurorisë, për Thumanën duhet të kishte përfunduar hetimi. Do të isha shumë i gëzuar të shikoja pas hekurave qoftë edhe Shemsiun po të kishte përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat