Udhëzuesi/ Si do të shërbehet në ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve e pishinave

Shqipëria

Udhëzuesi/ Si do të shërbehet në ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve e pishinave

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për hapjen e bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbyllura.

Këto subjekte do të duhet të zbatojnë rregullat anti-COVID për t’u lejuar të ushtrojnë aktivitetin edhe në ambientet e brendshme. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar edhe protokollet e sigurisë për pishinat e mbyllura.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon bizneset të respektojnë protokollet e vendosura.

Çdo shkelje do të konsiderohet cenim i shëndetit të qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas rregullave në fuqi.

Kujtojmë se vijojnë të mos lejohen aktivitetet e lounge-bar dhe klubeve të natës, disko etj. sipas legjislacionit në fuqi. Më poshtë gjeni protokollet për bar-kafe, restorante dhe pishina të mbyllura:

Udhezues per masat higjeno sanitare ndaj COVID-19 per aktivitetin e pishinave ne ambientet e mbyllura

Udhezues i masave higjeno sanitare COVID-19 ne bare ose restorante ne mjedise te mbyllura

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat