Tirana jashtë kamerave dhe propagandës së Erion Veliajt është si një kryeqytet i botës së katërt.
Kështu shprehet ish kryeministri Sali Berisha teksa publikon në Facebook-un e tij një video ku shihet gjendja e një rruge në kryeqytet pas reshjeve të shiut.
“Tirana jashtë kamerave të Lal Plehut, kryeqytet i botës së katërt”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa publikon edhe video-denoncimin e qytetarit.
“Doktor shiko si është bërë rruga “Hasan Aliaj” në Kombinat. As fëmijët nuk shkojnë dot në shkollë. Vetëm na ka mashtruar ky mashtrues Erioni. Nuk ekziston shtet këtu, shkruan qytetari.
Në videon e mëposhtme, qytetari nuk e përmban dot veten dhe shpërthen në të shara ndaj atyre që sipas tij e kanë lënë rrugën në gjendje të mjeruar.