“Në Kosovë zgjidhja janë zgjedhjet”, Zaimi: Situata në Shqipëri, emergjente

Shqipëria

“Në Kosovë zgjidhja janë zgjedhjet”, Zaimi: Situata në Shqipëri, emergjente

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 20:39
Arbër Zaimi

Anëtari i Vetëvendosjes, Arëbr Zaimi, në një lidhje me Skype për Ora News, komentoi zhvillimet e fundit në Prishtinë dhe ata çfarë pritet në Kosovë dhe në Shqipëri.

Sipas tij, nuk ka ende një koalicion PDK-LDK pasi partia e drejtuar nga Kadri veseli, shtoi ai, po bën rolin e opozitës së shtirur me qëllim që të mos humbasë pikë përballë publikut.

“Nuk është ende e konfirmuar që PDK do të hyjë në koalicion me LDK. PDK po luan rolin e kinse opozitës sepse edhe vetë e di që po ti bashkohet trenit të LDK-së vetëm do të humbasë edhe më shumë pikë dhe përqindje elektorale. Kjo është arsyeja pse PDK kërkon të rrijë sa më shumë, edhe pse në mënyrë të shtirur, në një anë me Vetëvendosjen sepse është vërtetuar që të gjitha subjektet që I janë afruar Vetëvendosjes, kanë fituar mbështetje popullore”, u shpreh Zaimi.

Sa i përket arrestimeve që po bën Gjykata Speciale në Kosovë, Zaimi rikujtoi edhe një herë se ky institucion që sot kundërshtohet, është votuar në Kuvend pikërisht nga PDK dhe LDK.

“Gjykata Speciale ka marrë jetë me votimin e Hashim Thaçit, me votimin e Kadri Veselit, me votimin e kinse patriotëve të tjerë të PDK, me votimin e deputetëve të LDK e kështu me rradhë. Kjo Gjykatë Speciale u kundërshtua vetëm nga Vetëvendosje në atë kohë. Ne kemi protestuar kundër saj. Kjo Gjykatë Speciale tashmë është ligj në Kosovë, ka marrë jetë. Nuk mund ta kundërshtosh tani meqë nuk të konvenon”, u shpreh anëtari I VV-së.

Sa i përket mundësive që ka Kosova dhe Shqipëria për të bërë ndryshime rrënjësore në qeverisjet e tyre, anëtari i Vetëvendosjes dha këtë përgjigje:

“As zhvillim nuk mund të ketë sa kohë fokusi i tyre është ruajtja e asaj që kanë fituar pa të drejtë. Zgjidhja, siç thotë zoti Kurti, janë zgjedhjet. Në Shqipëri zgjidhja do të dojë më shumë kohë pasi nuk shoh në Shqipëri një zhvillim të debatit politik mbi temat. Por do të ndodhë së shpejti pasi siç e thatë edhe ju, Shqipëria është në një situatë emergjente sa i përket politikës dhe demokracisë në vend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat