Durrës/ Moti i keq pengon lundrimin në det, tragetet ndryshojnë orarin e nisjes

Shqipëria

Durrës/ Moti i keq pengon lundrimin në det, tragetet ndryshojnë orarin e nisjes

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 09:59
Durrës

DURRES- Moti i keq dhe deti i dallgëzuar ka penguar lëvizjen e trageteve në dy anët e Adriatikut.

Kapiteneria e portit detar të Durrësit bën me dije se tragetet nuk janë nisur natën e kaluar nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

Shkak është bërë forca prej 7 ballësh në det të hapur. Pranë brigjeve situata detare ka qenë më e qetë. Tragetet e linjës janë nisur vetëm mëngjesin e sotëm nga Durrësi dhe nga Bari, për të mbërritur në portet respektive pas mesditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat