Gjermania kërkon konsensus në Këshillin Politik për zgjedhoren, fut në lojë edhe ODIHR-in

Shqipëria

Gjermania kërkon konsensus në Këshillin Politik për zgjedhoren, fut në lojë edhe ODIHR-in

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:26
Johann David Wadephul

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, kërkon konsensus në Këshillin Politik për përfundimin e Reformës Zgjedhore në Shqipëri.

Përmes një reagimi, në mesin e debateve politike për këtë çështje, zyrtari gjerman bën thirrje për ruajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit.

Për Gjermaninë, parakushti për Reformën Zgjedhore do të konsiderohet i plotësuar vetëm kur të OSBE/ODIHR të thotë diçka të tillë.

“Ne e mirëpresim konsensusin e 5 qershorit.  Ne pyesim, megjithatë, nëse ishte e mençur të vinte në diskutim këtë konsensus përsëri përmes ndryshimit kushtetues të njëanshëm të 30 korrikut.  Prandaj rekomandimi ynë urgjent: kthimi tek konsensusi në Këshillin Politik.

Dhe i jepni ODIHR mundësinë për të vlerësuar ndryshimet e propozuara në Këshillin Politik. Vetëm kur ODIHR të thotë që reforma zgjedhore përputhet plotësisht me rekomandimet e OSBE / ODIHR, do të jetë më e lehtë për ne të themi se parakushti për reformën zgjedhore është përmbushur”, ka thënë Wadephul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat