Elbasan/ Edukatorja e kopshtit infektohet me COVID-19, fëmijët dhe stafi njoftohen të qëndrojnë në shtëpi

Shqipëria

Elbasan/ Edukatorja e kopshtit infektohet me COVID-19, fëmijët dhe stafi njoftohen të qëndrojnë në shtëpi

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 21:01
Ilustrim

Një edukatore e kopshtit nr.9 në Elbasan ka rezultuar pozitive me COVID-19 duke bërë që administrata të lajmërojë fëmijët dhe prindërit e tyre që ato të mos paraqiten përkohësisht deri sa të bëhet dezinfektimi i ambienteve të kopshtit.

Gjithashtu ka nisur edhe hetimi i epidemiologjik i kolegëve dhe kontakteve të edukatores duke u bërë tamponi.

Në bilancin ditor të bërë nga Minstria e Shëndetësisë është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 127 raste të rea, që kanë ardhur si rezultat i 720 testimeve të kryera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat