Reforma Zgjedhore, ambasadori britanik: Ndërkombëtarët mbështesin fuqimisht “5 Qershorin”

Shqipëria

Reforma Zgjedhore, ambasadori britanik: Ndërkombëtarët mbështesin fuqimisht “5 Qershorin”

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 15:03
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, gjatë një vizite në qytetine  Gjirokastrës, ka folur për reformën zgjedhore dhe ndryshimet në Kod si dhe marrëveshjen e 5 Qershorit.

Diplomati britanik ritheksoi faktin se ndërkombëtarët mbështesin ‘5 Qershorin’.

Norman: “Jemi duke diskutuar mbi ndryshimet e rregullave të lojës e nëse partitë politike janë dakord me këto ndryshime. Shqipëria ka një histori të gjatë rrugëtimi për gjetjen e konsensusit të reformës zgjedhore dhe shpresoj që në vijim të shohim këtë konsensus të realizohet. Do të doja që partitë të negocionin në mirëbesim.

Ndërkombëtarët mbështesin fuqimisht marrëveshjen e 5 Qershorit për të cilën punuam për një kohë të gjatë por u takon partive nëse ata duan të kalojnë përtej asaj marrëveshjeje dhe koha është e shkurtër ndaj është e rëndësishme të gjendet një marrëveshje sa më parë.

Çdo vend ka një sistem të ndryshëm për zgjedhje dhe çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Nuk i takon një ambasadori të huaj dhe ndërkombëtarëve të thotë cili do të ishte sistemi me i përshtatshëm për Shqipërinë”.

Duncan Norman qëndron kështu në një linjë me kolegët e tij në Tiranë, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, të cilët gjithashtu kanë kërkuar nga partitë në vend respektimin e marrëveshje së 5 Qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat