I shkarkuar nga Kuvendi/ Ish-nënkryetari i KLD-së kandidon për pozicionet e KQZ-së

Shqipëria

I shkarkuar nga Kuvendi/ Ish-nënkryetari i KLD-së kandidon për pozicionet e KQZ-së

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 18:06
Elvis Çefa

Elvis Çefa ish-nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka aplikuar për të gjitha pozicionet e KQZ-së.

Ndërsa po bënte prezantimin e vetes së tij në seancën dëgjimore të kandidatëve për organet drejtuese të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ai u pyet nga Damian Gjiknuri nëse ka pasur masë administrative, ndërprerje e punës.

Cefa: Po kam marrë një masë administrative shkarkim si anëtar të KLD, masë që u konstatua nga gjykata e kundraligjshme dhe si e tillë është shfuqizuar, pra Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2014 ka shkarkuar dy anëtarë të zgjedhur më parë nga Kuvendi dhe ky vendim është shfuqizuar nga gjykata, deri në Gjykatën e Lartë

Oerd Bylykbashi shtoi se kishte punuar me të personalisht dhe që kishte punuar. Sipas tij ai do të ishte një vlerë e shtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat