Gara për KQZ/ Ish-zv/kryeministri i PD ngacmohet nga socialisti: A je çliruar nga dashuritë e vjetra?

Shqipëria

Gara për KQZ/ Ish-zv/kryeministri i PD ngacmohet nga socialisti: A je çliruar nga dashuritë e vjetra?

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 19:04
Ilir Rusmali

Nuk munguan batutat sot në Komisionin e Posaçëm për zgjedhjen e kandidatëve për trupën e KQZ-së së re.

Kur radha i erdhi Ilir Rusmalit, ish-zv/kryeministër, ministër i Drejtësisë dhe ekspert për reformën zgjedhore, ai u ngacmua nga socialistët.

Deputeti socialist Adnor Shameti e pyeti nëse ndihet në konflikt interesi dhe a është çliruar nga dashuritë e vjetra politike, referuar PD-së. Ilir Rusmali u përgjigj duke thënë se është distancuar nga angazhimi politik.

“Kam marrë distancën nga angazhimi im politik. Unë mund të them se për cilën parti votoj por nëse e konsideroni se sekreti i votës nuk meriton të nëpërkëmbet unë e le atë.

Nëse e imagjinoj veten komisioner shtetëror nuk do të thotë që nuk do të lexoj gazeta apo nuk do shoh konferencë. Jam votues i rregullt. Për konfliktin e interesit,  unë kam qenë ekspert për reformën zgjedhore, nuk kam qenë vendimmarrës në procesin e diskutimeve” tha ai. Anëtarët shprehën konsideratë për figurën e tij, ndërsa Myslim Murrizi deklaroi votën e tij pro për kryekomisioner.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për zgjedhjen e KQZ-së së re nisi pasditen e djeshme me seancat dëgjimore me 53 kandidatët e kualifikuar. KQZ-ja e re do të ketë 3 nivele dhe 12 anëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat