Vetëm 1% e shqiptarëve kanë marrë azil në Gjermani

Shqipëria

Vetëm 1% e shqiptarëve kanë marrë azil në Gjermani

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:20
Gjermani

Florenc Qosja, koordinator kombëtar për emigrimin në GIZ thotë se, numri i të rinjve që largohen nga  vendi ka arritur shifra rekord në vitin 2015.

“Piku ka qenë në 2015, numri i kaloi më shumë se 53 mijë. Ka rënë ky numër pasi qeveria gjermane vendoi fokusin për krijimin e perspektivës për të rinjtë në vendin e origjinës”, tha ai.

Pas vitit 2015, numri i të larguarve ka ardhur duke rënë kjo edhe për shkak të një numri të lartë të kthyerish pas përgjigjes negative për azil.

Duke iu referuar shifrave, Qosja tha se, janë rreth 70 mijë shqiptarë që qëndrojnë në mënyrë ligjore në Gjermani, ndërsa 40 mijë janë kthyer.

“Nga kontingjent të azilkërkuesve ka rreth 40 mijë që janë kthyer në mënyrë vullnetare. Kemi rreth 70 mijë shqiptarë që janë legalisht të regjistruar në Gjermania dhe prej tyre janë 9 mijë në proces kthimi në Shqipëri që kanë tejkaluar qëndrimin atje”, theksoi Qosja.

Mundësitë që një shqiptar të marrë azil në Gjermani, tha ai më tej janë pothuajse zero.

“Gjermania ka një rregull për Ballkanin Perëndimor, nëse ke kontratë mund të punësohesh në mënyrë të përhershme. Për shumë që kanë zgjedhur këtë rrugën e nisjes së painformuar, rruga është e vështirë. Azilkërkuesit nga Shqipëria kanë qenë më pak se 1% që kanë marrë statusin e azilantit. Shanset janë pothuajse inekzistente”, përfundoi Qosja.

Arjana Muçaj, psikologe thotë se, largimi i të rinjve lidhet me gjendjen e pandryshueshme në Shqipëri, e cila ka rritur pakënaqësinë mes tyre. Ajo tha se, vendet perëndimore i joshin të rinjtë shqiptare përmes arsimit profesional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat