Duka zbërthen lëvizjet e fundit të kryeministrit

Shqipëria

Duka zbërthen lëvizjet e fundit të kryeministrit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:26
Agron Duka

Kreu i PAA-së, Agron Duka tha se Rama nuk e respektoi marrëveshjen e 5 qershorit.

Duka shtoi se shpreson që Rama t’i thërrasë arsyet dhe të kthehet pas në lidhje me situatën e krijuar.

“Rama është politikan dhe nuk do t’ia dijë për rregulla loje. Kur ka interes të bën mik dhe kur nuk ka interes të bën armik. Në bazë të marrëveshjes së 5 qershorit, e bekuar nga ndërkombëtarët, mendova se produkti do të ishte ai që u firmos. U habita me atë që bëri. Bravo i qoftë se mendon për partinë e vet politike.

U mblodh dhe u takua me ndërkombëtarët dhe tha do të bëhet kështu, pastaj të bëjë sofizma që nuk ishte kështu. Kjo krijon mosbesim te votuesit që thonë “va fan culo”, nuk merrem më me këtë punë.

Pse ky njeri nuk mendon një moment jashtë interesave të veta dhe të mendojë për interesat e kombit. Tani jemi në një situatë të çuditshme. Ndërkombëtarët thanë se po shkelet marrëveshja. Po them, inshalla po i drejtohet arsyes dhe të kthehet pas”, tha Duka për Ora News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat